Klinaku: Gjykatë politike dhe përçarëse

Ushtruesi i detyrës i kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinaku ka deklaruar se gjykata ka qenë politike, është politike dhe përçarëse, shkruan Fokusi.info.

“Sidoqoftë Kryetarja theksoi se z. Haradinaj ka precedentë disiplinorë në Njësinë e Paraburgimit (NJP). Rrjedhimisht Kryetarja gjykoi se megjithëse z. Haradinaj ka ndërmarrë disa hapa drejt rehabilitimit, ka ende vend për përmirësim. Për këtë arsye Kryetarja urdhëroi Administratoren që të paraqesë raport në lidhje me sjelljen e Haradinajt në NJP në të ardhmen brenda një periudhe të caktuar në kontekst të vendimit mbi modifikimin e dënimit të tij”, ka shkruar Klinaku.

Postimi i plotë:

Sidoqoftë Kryetarja theksoi se z. Haradinaj ka precedentë disiplinorë në Njësinë e Paraburgimit (NJP). Rrjedhimisht Kryetarja gjykoi se megjithëse z. Haradinaj ka ndërmarrë disa hapa drejt rehabilitimit, ka ende vend për përmirësim. Për këtë arsye Kryetarja urdhëroi Administratoren që të paraqesë raport në lidhje me sjelljen e Haradinajt në NJP në të ardhmen brenda një periudhe të caktuar në kontekst të vendimit mbi modifikimin e dënimit të tij.

P.S
Edhe serbët e dënuar për krime të rënda lufte, por, siç e di unë, edhe secili aty është liruar dhe lirohet pas 2/3 të vuajtjes së dënimit. Gjykata ka qenë politike, është politike dhe përçarëse, e aq më keq që vendimet varen nga një kryetare që në kundërshtim me ligjin e çdo gjykate në botë, disa herë ka ardhë në Kosovë për t’i “edukuar” mediat dhe shoqërinë civile.

Përmirësimin është dashur që ta bëni ju, sepse vend për përmirësim nuk do të ketë te ne, për sa kohë vazhdoni padrejtësitë ndaj popullit tonë.

GJYKATË E TURPIT