Klinaku i OVL-së godet Milaim Zekën e Baton Haxhiun

Ushtruesi i detyrës i kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka reaguar pas ripublikimit të dosjeve të dështuara të UNMIK-ut nga ana e mediumit të Baton Haxhiut, shkruan Fokusi.info.

Klinaku këtë veprim e quan dashakeqës dhe me pasoja për opinionin publik.

Kurse, deklaratat e Milaim Zekës e të disa eksponentëve të LDK-së, jo vetëm që kanë pasoja për publikun, por janë edhe një përpjekje e mjerë dhe për të të ardhur keq për akuzim të padrejtë të udhëheqësve të UÇK-së, të cilët po përballen me “drejtësinë” ndërkombëtare në Hagë, shkruan Klinaku.

Postimi i plotë:

Ripublikimi i dosjeve të dështuara të UNMIK-ut nga ana e mediumit të Baton Haxhiut, është dashakeqës dhe me pasoja për opinionin publik.

Ndërsa, deklaratat e Milaim Zekës e të disa eksponentëve të LDK-së, jo vetëm që kanë pasoja për publikun, por janë edhe një përpjekje e mjerë dhe për të të ardhur keq për akuzim të padrejtë të udhëheqësve të UÇK-së, të cilët po përballen me “drejtësinë” ndërkombëtare në Hagë.

Ashtu siç kanë dështuar përpjekjet për njollosjen e luftës së lavdishme të UÇK-së nga ana e Serbisë, UNMIK-ut dhe EULEX-it, poashtu do të dështojnë edhe këto përpjekje të Gjykatës Speciale dhe ndihmësve të saj.

Lufta jonë ka qenë, është dhe do të mbetet e shenjtë!

Faton Klinaku
U.D. i kryetarit të OVL UÇK-së