Klinaku i OVL-së reagon pas raportimeve se u dënua për shkelje të masave anti-COVID

Më herët pati raportime se sekretari i OVL-së, Faton Klinaku, është dënuar për mos-respektim të masave anti-COVID19.

Mirëpo, të njëjtat i ka mohuar vet Klinaku i cili ka reaguar me anë të një postimi në Facebook.

Raportimet në fjalë, ai i ka quajtur gënjeshtra.

“Gënjeshtra e radhës, se a është e ndonjë spiuni apo lojë portalesh.Unë së pari 28 Nëntorin e kam festuar edhe në kohën e Jugosllavisë, dhe nuk lodhem për këtë punë fare, por para orës 19 jam në banesë, dhe si më paskan dënuar pa më identifikuar”, ka shkruar Klinaku.