Detaje rreth plagosjes së një personi me plumb qorr

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth plagosjes së mbrëmshme të një personi nga plumbi qorr.

Sipas Policisë, në orën 00:10, nga Emergjenca e Ferizajt është raportuar se një person ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi që i njëjti deri sa ka qenë në terasën e shtëpisë së tij, dyshohet se ishte plagosur nga një plumb qorr.

Pas ndihmës mjekësore, viktima është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësore.

Rasti nën hetime nga njësitet policore.