Klinaku: Kuvendi duhet ta ndryshojë ligjin për Specialen

Në protestën e thirrur nga PSD kundër Gjykatës Speciale kanë marrë pjesë edhe veteranë të luftës së UÇK-së.

Ushtruesi i detyrës së kryetari të OVL UÇK-së, Faton Klinaku ka thënë se dënimi i Salih Mustafës u bë me dosje të përpiluara nga Serbia dhe në emër të popullit.

“Po protestojmë kundër padrejtësisë së shqiptimit të dënimit të parë nga kjo gjykatë që është ndaj Salih Mustafës-Calit me 26 vite burg. Dënim ky me doje të përpiluara nga Serbia dhe në emër të popullit për vrasjet që i ka bërë pushtuesi serb. Çfarë dënimi absurd”, tha Klinaku.

Sipas tij, asnjë gjykatë në botë nuk është marrë me krimet e luftës të vetëm një etnie.

“Nuk ka pasur e as nuk ka gjykatë në botë e cila merret me krime luftë e merret vetëm me një etni, andaj Kuvendi i Kosovës duhet të merret me këtë gjykatë dhe ta ndryshoj ligjin për Dhomat e Specializuara”, tha Klinaku.