Klinaku nga OVL: Flamurin e UÇK-së s’e ka vendosur asnjë Qeveri, por qytetarët – mos manipuloni

Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, është deklaruar pas disa raportimeve se është larguar flamuri i UÇK-së nga shtizat që ndodhen para hyrjes së Qeverisë, transmeton Fokusi.info.

“Asnjëherë dhe nga asnjë qeveri nuk është vendosur flamuri i UÇK-së në ndërtesën e saj, por janë vendosur flamuj të tjerë qofshin ata edhe pa ndonjë shije”, është shprehur Klinaku përmes një statusi në Facebook.

“Pas deklaratave skandaloze të këshilltarit të Kurtit, atë flamur e kanë vendosur qytetarët, prandaj mos manipuloni me publikun sepse nuk po iu ka hije”, ka shkruar tutje Klinaku./Fokusi.info/