LDK merr këtë vendim në mbledhjen e kryesisë, nuk ka kah t’ja mbajë tjetër

Gazeta Blic nga burime brenda Kryesisë së LDK-së ka marrë vesh se në kryesinë e kësaj partie janë dakorduar për dy pika.

Si pikë e parë që të vazhdojnë negociatat me Lëvizjen Vetëvendosje për arritjen e një marrëveshje për bashkëqeverisje.

Dhe si pikë e dytë, që të gjindet një zgjidhje për postin e presidentit, në mënyrë që t’i jepet mundësia arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Ndryshe, dje ishte lideri i VV-së, Albin Kurti, ai i cili përmes një videomesazhi ka njoftuar për dështimin e arritjes së marrëveshjes.