Klinaku: Partitë politike shqiptare akuzojnë njëra – tjetrën, Serbia po vazhdon të ndërtojë shtëpi për kolonizatorë, po inauguron universitete…

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku i ka komentuar zhvillimet e fundit në Kosovë, shkruan Fokusi.info.

Përmes një statusi në facebook ai ka shkruar se “PDK, LDK e AAK për zhvillimet negative në veri të Kosovës po e akuzojnë VV-në për veprimet që i kanë bërë dje vetë! Ndërsa, VV, për veprimet e veta të sotme, po shfajësohet me veprimet e djeshme të këtyre partive. Serbia po vazhdon të ndërtojë shtëpi për kolonizatorë, po inauguron universitete, po mban koncerte, nuk po e pagun rrymën etj”.

“E Kosova!? Kosova po mbetet në mes! E ndrydhur nga të gjitha anët!”, ka shkruar Klinaku.