Thaçi: I kam dëgjuar akuzat dhe i hedh poshtë të gjitha

Ish-komandanti Suprem i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi është paraqitur sot në seancën e parë gjyqësore në kuadër të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Pas leximit të aktakuzës, ish-presidenti, Thaçi ka deklaruar se ka dëgjuar dhe lexuar aktakuzat dhe se i hedh poshtë të gjitha.

Nicolas Guillou, gjyqtari i procedurës paraprake ka pyetur Thaçin nëse deklarohet i fajshëm apo i pafajshëm pas leximit të aktakuzës.

“Akuza është krejt e paqëndrueshme dhe deklarohem i pafajshëm plotësisht, për të gjitha pikat e akuzës si të paqëndrueshme”, ka thënë Thaçi.