Klinaku për Kosharen: Është njëra ndër betejat më të përgjakshme dhe më të suksesshme të luftës për liri

Ushtruesi i detyrës i kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinaku ka deklaruar se beteja e Koshares është njëra ndër betejat më të përgjakshme dhe më të suksesshme të luftës për liri, shkruan Fokusi.info.

“Beteja u zhvillua në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë. Ushtria Çlirimtare e Kosovës mori mbështetje nga Ushtria e Shqipërisë dhe nga Forcat ajrore të NATO-s”, ka shkruar Klinaku.

Postimi i plotë:

Beteja që theu mitin e ushtrisë jugosllave, në të cilën betejë ranë 114 dëshmorë të UÇK-së

Beteja e Koshares u zhvillua nga 9 Prilli 1999 deri më 14 Qershor 1999 në kuadër të Operacionit Shigjeta, në mes të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së) dhe Ushtrisë Jugosllave (JNA-së).

Beteja u zhvillua në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë. Ushtria Çlirimtare e Kosovës mori mbështetje nga Ushtria e Shqipërisë dhe nga Forcat ajrore të NATO-s. Është njëra ndër betejat më të përgjakshme dhe më të suksesshme të luftës për liri.

P.S
Nëse UÇK ka bërë krime, atëherë paska bërë edhe Shqipëria dhe NATO.