Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot i paqëndrueshëm. Do të jetë nxehtë dhe me shumë zagushi. Vende-vende priten zhvillime të fuqishme vranësirash të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot do të mbajë mot mjaft i paqëndrueshëm, me intervale kohore me diell dhe zhvillime të shpeshta vranësirash të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Edhe të enjten pritet mot me intervale kohore me diell dhe zhvillime lokale të vranësirave të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë, por në hapësira më të ngushta gjeografike.

Të premten pritet mot kryesisht i thatë dhe i nxehtë, me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira të pakta, kurse të shtunën përpos intervaleve kohore me diell pasdite priten zhvillime lokale të vranësirave të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë./Meteoballkan