Klinaku – Qeverisë: Do të rrimë këtu ditë e natë që të merrni vesh

Ushtruesi i detyrës së OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, ka paralajmëruar se nuk do të dorëzohen.

Ai ka thënë se tashmë nuk do të dorëzohen para pushtetit dhe do të qëndrojnë në rrugë duke protestuar edhe ditën e natën.

“Një prej opsioneve tona është se ne do të dalim këtu edhe më tepër dhe do të rrimë ditën e natën dhe ky pushtet deri sa të merr vesh neve do t’na ka në rrugë”, deklaroi Klinaku.