Podujevë: Vetura godet një polic dhe ikë nga vendi i ngjarjes

Pak më parë në qytetin e Podujevës ka ndodhur një aksident , ku një veturë ka goditur në person me veturë.

Merret vesh se personi i goditur nga vetura është pjesëtar i policisë speciale.

Pas kësaj, shoferi që drejtonte veturën ka ikur nga vendi i ngjarjes, duke mos u ndalur urdhërave të policisë, të cilët u detyruan ta ndjekin.

Personi i lënduar, i cili është pjesëtari i Policisë së Kosovës është dërguar në urgjencë.