Klinaku reagon pas lirimit të Nasim Haradinajt

Ushruesi i detyrës së kryetarit të OVL UÇK-së Faton Klinaku, ka njoftuar se ish-nënkryetari i kësaj organizate Nasim Haradinaj, është liruar nga Haga.

Klinaku tha se Haradinaj, ka mbërritur në Kosovë, konkretisht në qytetin e Gjakovës.

“Pas një hidhërimi në rastin e Calit, vjen një lajm gëzimi. Sapo mbërriu në Gjakovë shoku Nasim Haradinaj”, tha Klinaku.