Klinaku: Specialja ka filluar sërish bastisje në shtëpinë e bashkëluftëtarit të Calit

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Specialja ka filluar bastisje në shtëpinë e bashkëluftëtarit të Calit.

Klinaku është shprehur se bëhet fjalë për Behar Berishën, përcjell Fokusi.info.

“Sapo u informova se specialja ka filluar sërish bastisje në shtëpinë e bashkëluftëtarit të Calit, Behar Berisha”, ka shkruar ai.