Klinaku: Specialja po vazhdon spektaklet e saja

Sekretari i organizatës së veteranëve, Faton Klinaku ka reaguar pas bastisjes së EULEX’it në shtëpinë e ish-kreut të Kuvendit, Jakup Krasniqit, shkruan Fokusi.info.

Klinaku ka shkruar në Facebook se Specialja po vazhdon spektaklet e saj.

“Gjykata ilegale Speciale vazhdon spektaklet e saj. Ajo kryen bastisje në shtëpinë e ish zëdhënësit të UÇK-së Jakup Krasniqi, e dëshmi i merr edhe librat e botuar. Për sa kohë që do të zgjas kjo e keqe e madhe për Kosovën, do të kemi këso lloj spektaklesh”, ka thënë ai.