Klinaku tallet pas përgjimeve: Pak fytyrë me pasë Radojçiqi, sot ish dashtë me dhanë dorëheqje

Sekretari i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku, është tallur keq me shefen e grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, e cila pas publikimit të përgjimeve e ka pranuar se ka biseduar me Milan Radojçiqin, por edhe me heshtjen e kryeministrit Albin Kurti karshi situatës së krijuar, shkruan Fokusi.info.

Në profilin e tij në “Facebook”, Klinaku ka ironizuar duke thënë se pas përgjimeve duhet të jap dorëheqje Milan Radojçiq.

“Veç pak fytyrë me pasë Radojçiqi, sot ish dashtë me dhanë dorëheqje!”, ka shkruar Klinaku.