Klinaku tregon pse Kosova paguan për rrymën e harxhuar nga serbët në veri të Kosovës

Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku ka treguar se pse Kosova paguan për rrymën e harxhuar nga serbët në veri të Kosovës, shkruan Fokusi.info.

Klinaku thotë se kjo ndodh sepse pushtetmbajtësit në Kosovë po e blejnë paqen politike, po e ruajn staus quo-n, po e ruajnë rehatinë e vet në kurriz të taksapaguesve, në kurriz të shumicës së qytetarëve.

Postimi i plotë:

Pse Kosova paguan për rrymën e harxhuar nga serbët në veri të Kosovës?

Tash e njëzet vjet shteti i Kosovës nga taksat e qytetarëve paguan për rrymën që shpenzohet nga serbët në katër komunat me shumicë serbe në veri të vendit.

Në këtë çështje, kjo qeveri e ky Kuvend i ngjajnë njëra-tjetrës si dy pika uji.

Por pse në të vërtetë po ndodh kështu?

Kjo ndodh sepse pushtetmbajtësit në Kosovë po e blejnë paqen politike, po e ruajn staus quo-n, po e ruajnë rehatinë e vet në kurriz të taksapaguesve, në kurriz të shumicës së qytetarëve.