Skandali në MINT, Berisha: Kurti ka vjedhur bukën e popullit më të varfër në Evropë

Gazetarja Kimete Berisha ka komentuar skandalin në MINT, ku dje janë arrestuar tre persona për keqpërdorim të fondeve për rezervat shtetërore, shkruan Fokusi.info.

Ajo ka thënë se Albin Kurti, Rozeta Hajdarin dhe Ridvan Muharremi janë të dyshuar për vjedhjen e 3 për qind të grurit të rezervave shtetërore.

Në profilin e saj në “Facebook”, Berisha ka shkruar se Kurti ka vjedhur bukën e popullit më të varfër në Evropë.

“Kushdo që ka fat e po e lexon këtë shkrim, e njoftoj se në qeveri nuk mund të ‘vidhet’ asnjë copë letër pa thënë ministri ‘po’. Prandaj, Albin Kurti, në bashkëpunim me Rozeta Hajdarin, me bukëpjekësin e bukatores ‘Bukë e zemër’ (e me të tjerë), është i dyshuar për vjedhjen e 3 për qind të grurit të rezervave shtetërore”, ka shkruar ajo.

Sipas saj, Kurti është djegur në zjarrin e ministres Hajdari.

“Thotë veç 3 për qind e grurit mungon, që juve t’u duken pak, por edhe zemra peshon veç rreth 300 gram, nëse e matë, por buka e zemra nuk matën me peshore por me nder dhe me gjak. Kryeministri u dogj në zjarrin e Rozeta Hajdarit. E mori në mbrojtje, hyri garant për të dhe fajtorë që është vjedhur gruri, sipas tij, janë prokurorët dhe gjykatësit e korruptuar. Nuk është e domosdoshme që prokurori të jetë i shenjtë që ta konstatojë hajninë e grurit. Albin Kurti i shfrytëzon hajnitë e huaja për t’i mbuluar me to hajnitë e veta!”, ka shkruar Berisha./Fokusi.info/