Klinika Infektive jep detaje për gjendjen e 43 personave të infektuar me koronavirus

Klinika Infektive ka njoftuar se sot janë të hospitalizuar 43 pacientë të infektuar me virusin Covid-19.

Siç kanë njoftuar nga QKUK prej 43 pacientëve me koronavirus, 36 raste janë në gjendje stabile ndërsa 6 raste kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive. Në gjendje të rëndë është pacientja në kujdesin intensiv.

“Gjendja e 43 pacientëve me Covid 19 është si vijon:

• 36 raste janë në gjendje stabile,

• 6 raste kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

• Pacientja në kujdesin intensive, e pranuar më 25.03.2020, vazhdon të jetë në gjendje të rendë dhe është në ventilim mekanik”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndëtësisë.

Po ashtu Klinika Infektive ka njoftuar se katër infermieret e konfirmuara më parë pozitive në Covid-19 janë në gjendje të mirë shëndetësore, prej të cilave tri janë të hospitalizuara në klinikë, ndërsa njëra është e vetizoluar në shtëpi.

Sipas tyre klinika është në pritje të rezultateve edhe për 11 raste, derisa dje janë testuar dhe kanë rezultuar negativ 7 raste.