Klubi spanjoll pas Hysajt

Pas lëndimit të Cristiano Piccinit, Valencia raportohet se ka kërkuar huazimin e Elseid Hysajt të Napolit, me opsionin për blerje.

Piccini u lëndua në ushtrime në mëngjes dhe pritet të mungojë për pesë muaj.

Sipas “SkySport Italia”, tani klubi spanjoll ka kërkuar te Napoli zëvendësuesin e Piccinit.

Napoli është i gatshëm ta lirojë mbrojtësin shqiptar në huazim me opsionin për shitjen e tij në fund të opsionit. Por kjo vetëm nëse bëhet obligative nëse lojtari arrin një shifër të caktuar paraqitjesh.

Hysaj ishte i lidhur me një kalim edhe te Juventusi, Interi e Atletico këtë verë.