Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës bombardon portën e Feyenoordit (Video)

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Ibrahim Dreshaj është duke kaluar nëpër një superformë te Heerenveen.

Dreshaj i shenoj gjigantit holandez Feyenoord nga një distancë e largët më se 30 metra.

Dreshaj pranoi një top dhe goditi fuqishëm nga distanca për ta barazuar rezultatin në 1-1 në minutën e 80-të.

Forma e mirë që po kalon qendërmbrojtësi i Kosovës te Heerenveen, është një lajm i mirë për trajnerin Bernard Challandes para ndeshjeve të shtatorit.