Koalicioni qeverisës përfundon takimin me presidentin Thaçi

Pasi kanë përfunduar takimin me ambasadorin amerikan, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj kanë zhvilluar një takim me të parin e AKR-së, Behgjet Pacollin dhe liderin e Nismës, Fatmir Limajn.

Ky takim ka zgjatur më shumë se një orë, raporton lajmi.net.

Çështja e taksës ka qenë temë e diskutimit të këtij takimi, pasi partitë e koalicionit kanë shfaqur mospajtime.

Kryeministri Haradinaj së bashku me Pacollin janë parë duke u larguar nga ndërtesa e Kuvendit ndërsa deri më tani askush nuk është deklaruar për media. /Lajmi.net/