Video/ Britma të mëdha, pas plagosjes së një personi në Prishtinë

Sonte rreth orës 22:00, në lagjen Ulpiana të Prishtinës ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Si pasojë ka mbetur i plagosur një person, raporton Indeksonline.

Në pamjet që ka siguruar Indeksonline, dëgjohen edhe disa britma të mëdha.

Ndryshe, rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 22:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin.

Informatat e para  flasin se një person ka mbetur i lënduar nga kjo ngjarje përderisa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes. Aktualisht po vijon puna policore për identifikimin e të dyshuarit si dhe lokalizimin e vendndodhjes së tij“./Indeksonline/