Koalicioni, sot takohen grupet punuese të LDK-VV

0
48

​Pas takimit të së premtes mes grupeve punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, sot pritet të mbahet një tjetër takim i tillë në këtë nivel lidhur me marrëveshjen e koalicionit qeverisës.

Në takimin e fundit palët u dakorduan për intensifikimin e takimeve dhe që takimi i sotëm të shërbejë për të konkretizuar diskutimet e së premtes.

Të dyja partitë thanë se herën e fundit kur u takuan, grupet punuese u dakorduan lidhur me përmbajtjen dhe parimet e marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Sipas tyre në takim ishin shqyrtuar temat kryesore politike dhe reformat kyçe sektoriale të cilat e presin Qeverinë e re.

Galuk Konjufca mohoi se ishte diskutuar për ndarje të ministrive, ndërsa ka hodhi poshtë zërat se këto dy parti kanë kushte ndaj njëra tjetrës.

Ndryshe, takimi i parë i grupit punues të Vetëvendosjes dhe LDK-së zgjati rreth dy orë./KosovaPress/