Koci: Donikë mos rrej amani t’koftë!

Gani Koci, zëvendësministër në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe nga radhët e PDK-së, i ka reaguar deputetes së AAK-së, Donika Kadajt, duke i thënë se po rren në lidhje me Kadri Veselin se është pro ndryshimit të kufijve.
Postimi i plotë i Kocit:
“Donikë mos rrej amani t’koftë!
Kadri Veseli kurr nuk ka folë pro ndryshimit te kufijëve të Kosovës!
Sigurisht partia jote ta ka fshehur dokumentin e PDK-së, lidhur edhe me dialogun, kufijtë, taksen…, dokument i adresuar te të gjitha subjektet politike dhe qendrat nderkombëtare të vendosjës”!