Këtu e gjeni se në cilën qendër do të votoni të dielën

Në këtë link qytetarët të cilët kanë të drejtë vote mund ta gjejnë qendrën e vendvotimit, shkruan Fokusi.info.

Komisoni Qendror i Zgjedhjeve përmes një njoftimi ka bërë të ditur se vetëm me numrin personal (ID), qytetarët mund ta gjejnë vendvotimin.

“Për të gjetur qendrën tuaj të votimit, ju lutem shkruani më poshtë numrin tuaj personal dhe klikoni butonin KËRKO pasi të keni konfirmuar mekanizmin e sigurisë reCaptcha sipas udhëzimeve”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.