Zhbllokohen tri pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë

Tri pikat kufitare në Bërnjak, Jarinje dhe Merdare tashmë janë zhbllokuar për qarkullimin e automjeteve.

Një gjë e tillë bëhet e ditur nga ministria e Punëve të Brendshme, e cila ka përditësuar të dhënat në ueb-faqen e saj, ku tregohet fokusi në pikë-kalimet kufitare.

Zhbllokimi i pikave kufitare vjen pasi një ditë më parë, serbët mbajtën disa protesta kah ana e Serbisë, duke bllokuar kështu hyrjen e automjeteve me targa të Kosovës.

Të hënën mbrëma, ministria e Jashtme u bëri thirrje qytetarëve që mos të kalojnë apo udhëtojnë në territorin e Serbisë dhe t’i shfrytëzojnë rrugët alternative.