Koci kërkon largimin e Pacollit nga koalicioni

Behgjet Pacolli vazhdon të ketë hise të madhe në Qeverinë e Kosovës edhe pse është zbehur fuqia e AKR-së në Kuvend. Me ikjen e Labinot Tahirit atij në kuvend i ka mbetur vetëm një deputet nga radhët e partisë së tij. Për këtë fakt edhe po kërkohet që Pacolli të largohet nga koalicioni.
Largimin e Behgjet Pacolit nga koalicioni qeverisës po e kërkon Gani Koci që aktualisht është zëvendësministër në ministrinë e Zhvillimit Ekonomik. Koci po ashtu është edhe zyrtar i lartë në Partinë Demokratike të Kosovës.
“Sinqerisht, para çdo veprimi tjeter, Kadri Veseli , Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj duhet ta rishqyrtojnë pozitën e koalicionit me Behxhet Pacollin. Ky i fundit përveç degradimit të politikës së jashtme, partia e tij ka mbetë me një deputet dhe udhëheq prej fillimit,padrejtësisht, me katër ministri”!