Kokaj për tërmetin: Me lavjerrës e kam hetuar që përparimi ka qenë veri-jug

Deputeti i VV-, Jahja Kokaj, ka folur në lidhje me tërmetin që është ndjerë në Kosovë.

Kokaj potencoi se për shkak se nuk ka sizmografë, që përcakton sa ishte magnituda e tërmetit, ai tha se atë e ka hetuar me lavjerrës, njofton Klankosova.tv.

“Është shumë e rëndësishme të dihet sa ka qenë magnituda, detektori, fuqia regjistruese, energjia e tyre, ajo mund të përcaktohet me sizmografë, por unë me lavjerrës e kam hetuar që përparimi ka qenë veri-jug, arsyet kanë qenë tri burime, mund të jenë nga lëvizjet tektonike, pastaj mund të jenë zhvendosje, stabilizim i sipërfaqeve tektonike, sipërfaqësore janë çrregullimet që manifestohen afër sipërfaqes së tokës, dhe zakonisht këto janë më të rrezikshme dhe më shkatërruese”, është shprehur Kokaj.

“Për situatën nuk mund të them cili tip i valëve ishte, një informacion të çon nga konkluzioni se këto kanë qenë valë me thellësi të madhe, për shkak se janë ndjerë në sipërfaqe të gjerë të tokës”, shtoi ai.