Kolinda, kandidaturën për Presidente do ta shpallë ditën e përkujtimit të aksionit “Oluja”

Presidentja kroate Kolinda Grabar Kitaroviq ka paralajmëruar se do të hyjë në garë për mandatin e dytë në zgjedhjet e ardhshme në Kroaci, kanë njoftuar mediet e atjeshme.

Gjithashtu bëhet e ditur se kandidatura e saj nuk është shpallur ende përshkak se presidentja është e fokusuar në obligimet shtetërore.

Kolinda po planifikon kandidaturën e saj të shpallë pas përkujtimit të aksionit policoro-ushtarak “OLLUJA”, më 5 gusht, sepse siç ka sqaruar ajo, është herët dhe nuk dëshiron obligimet shtetërore ti përziejë me kampanjën e zgjedhjeve.

Deri tani kandidaturë kanë shpallur ish-ministri dhe ish-kryeministër Zoran Milanoviq, këngëtari Miroslav Shkoro, Ivan Pernar dhe euro-deputeti Miroslav Kolakushiq, ndërsa zgjedhjet do të mbahen në fund të këtij viti.