Haradinaj: Qeveria e Kosovës, me këtë vendim anti-kushtetues, ka uzurpuar pushtetin

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se me masat e reja të Ministrisë së Shëndetësisë, në emër të parandalimit të Covid-19 dhe menaxhimit të gjendjes në vend, rendi kushtetues është cënuar rëndë, transmeton Fokusi.info.

“Qeveria e Kosovës, me këtë vendim anti-kushtetues, ka uzurpuar pushtetin”, ka shkruar Haradinaj.

Statusi i plotë:

Me masat e reja të Ministrisë së Shëndetësisë, në emër të parandalimit të Covid-19 dhe menaxhimit të gjendjes në vend, rendi kushtetues është cënuar rëndë. Qeveria e Kosovës, me këtë vendim anti-kushtetues, ka uzurpuar pushtetin. Duke e injoruar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, Qeveria ka cënuar rëndë liritë dhe të drejtat e njeriut. Veprimet anti-kushtetuese, me gjithë gjendjen e krijuar nga pandemia, nuk mund të tolerohen. Kosova është Republikë parlamentare dhe kushtetuese dhe çdo ndërhyrje ose uzurpim pushteti është i dënueshëm. RH