Kollçaku: Ishte çështje ditësh që të mësohej se si do materializohej vota e deputetit Shala

Deputetja e Vetëvendosjes, Fatmire Kollçaku, ka reaguar pas raportimit se është përzgjedhur si Konsull i Përgjithshëm në Pragë të Çekisë i biri i deputetit nga radhët e AAK-së, Haxhi Shala.

Kollçaku, përmes një postimi në llogarinë e saj, ka vazhduar me diskursin e Vetëvendosjes edhe për jolegjimitetin e votës së deputetit Etem Arifi, teksa ka thënë se ka pritur reflektim të mëhershëm nga Gjykata Kushtetuese.

Postimi i plotë:

Ishte vetëm çështje ditësh për të parë se si do të materializohej vota e Deputetit Shala, e që ishte një ndër votat vendimtare për krijimin e kësaj ” Qeverie” jolegjitime.
Si duket ky është vetëm fillimi.

Për votën tjetër, atë të dhënë nga Deputeti Arifi, që në vend të vuajtjes së dënimit, pas vendimit të prerë të Gjykatës, iu dha rasti të votojë në Kuvend, jemi në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Nuk e kemi të qartë pse po pret kaq gjatë kjo Gjykatë, pse është shtyrë vendimi për dhjetor??!!

Kjo Gjykatë, do të duhej të japë prova se është neutrale.