Për herë të parë nënkryetar i Graçanicës emërohet një shqiptar

Për herë të parë nënkryetar për komunitete në komunën e Graçanicës është zgjedhur një shqiptar.

Në këtë pozitë është emëruar Leutrim Ajeti.

Ajeti është zgjedhur asamblist nga radhët e Aleancës Shqiptare.

“Të nderuar miq e familjarë,

Me propozim të kryetares së Komunës, znj. Liljana Shubariq, Kuvendi Komunal i Graçanicës sot më emëroi nënkryetar të Komunës për Komunitete.

Së pari i falënderoj të gjithë qytetarët që në zgjedhjet e fundit besuan në mua, e më pas edhe kryetaren e Komunës dhe Kuvendit Komunal në Graçanicë.

Do të jem zëri i çdo qytetari të Komunës së Graçanicës, pa dallim etnie, feje e gjinie dhe me përgjegjësi të lartë do t’i kryej obligimet e mia, me të cilat u ngarkova sot”.