Kollçaku: Votojeni Qeverinë Kurti

Shefja e Grupit Parlamentar të deputetëve të VV-së , Fatmire Kollçaku në seancën e  sotme ka thënë se po vihet në vend porosia e qytetarëve.

Ajo ka kërkuar vota për Qeverinë Kurti.

“Sot kemi me votu për koalicionin që aq shumë e priten qytetarët tanë. Porosia e tyre sot po vihet në vend, andaj ftoj deputetët e Kuvendit ta mbështesin e ta votoj , 6 tetori do të jetë një datë e shënuar”, ka thënë ajo.