Rreshteri i FSK-së diplomon në akademinë ushtarake në SHBA

Oficeri i FSK-së, Shukri Abdullahu ka diplomuar në Akademinë Ushtarake në SHBA.

Ai tash e një kohë ishte duke u trajnuar në atë akademi, shkruan lajmi.net.

Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, nga ku edhe ka ndarë moment nga diplomimi.

“Ceremonia e Diplomimit në Akademinë e Rreshter Majorëve dhe kompletimi i një viti të mrekullueshëm ne USA”, ka shkruar Abdullahu.