Kolonat e gjata të mërgimtarëve edhe sot për të dalë nga Kosova

Kolona e automjeteve në pikëkalimin kufitar edhe sot është krijuar e gjatë, përcjellë albinfo.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritja është 2 orë deri 2 orë e 30 minuta për të dalur nga Kosova, ndërsa, në hyrje pritjet janë 20 min deri 30 për të hyrë në Kosovë.

Pritje të gjata ka pasur edhe të kufiri ‘Dheu i Bardhë’. Pritja është 1 orë deri 1 orë e 10 minuta për të dalur nga Kosova, kurse, pritjet për të hyrë janë të vogla, përkatësisht 10 minuta deri 20 minuta.

Ndërsa, në pikat e tjera kufitare, gjendja është me e qetë.