Klinaku: Nuk ka gjykatë që të mposhtë ty shoku Nasim Haradinaj

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, e ka konsideruar të padrejtë vendimin e Gjykatës Speciale për të refuzuar kërkesën e Nasim Haradinaj për lirim të parakohshëm.

Përmes një postimi në Facebook, Klinaku ka shkruar se nuk ka gjykatë që e mposht nëkryetarin e OVL-UÇK-së.

Sipas tij, të mposhturit janë të tjerë.

“Nuk ka gjykatë që të mposhtë ty shoku Nasim Haradinaj. Të mposhturit janë të tjerë, sidomos ata të Institucioneve të Kosovës”, ka shkruar Klinaku.