Koloneli amerikan në pension: Nëse s’do të ishin ushtarët si Fehmi Lladrovci, Kosova do të ishte ndryshe nga kjo që është sot

Koloneli amerikan tashmë në pension, Todd Jacobus, i cili ka shërbyer për vite të tëra në Gardën e Iowas, e që për pak kohë ka shërbyer edhe në Kosovë, ka thënë se Kosova sot do të ishte ndryshe nëse s’do të kishin qenë luftëtarët si Fehmi Lladrovci.

Këtë koment Jacobus e ka bërë në platformën “X” ku është rikujtuar një deklaratë e Fehmi Lladrovcit me rastin e 25 vjetori të vrasjes së tij nga forcat serbe.

“Po të mos ishin luftëtarët, si Fehmi Lladrovci, Kosova do të ishte ndryshe nga sot. U desh kohë, durim dhe sakrifica që NATO-ja të njihte Molosheviçin për atë që ishte dhe të merrte vendimin për të ndërmarrë veprime. Përshëndetje ata që krijuan një themel ndërtimi për Kosovën”, ka shkruar Jacobus.