Pas dhjetë orësh, mbyllet me debate dëshmia e Ramës para Komisionit Hetimor: Jeni turp aritmetik

Pas dhjetë orë diskutimesh të forta ka përfunduar dëshmia e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Komisionin Hetimor për Inceneratorët.

Rama i ka thënë deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabakut, se ata janë një “turp aritmetik”.

“Ju nuk e keni ftuar Shqipërinë në një debat për koncesionimin e të ardhmes. Ju shqiptarëve u keni thënë: Organizata kriminale ka grabitur 430 milionë”.

“Po dherat? Më dhe fjalën! 42 milionët. Zonja Tabaku ju jeni si parti një turp aritmetik dhe jeni një katastrofë morale ambulante që lëviz nëpër Shqipëri”, ka thënë Rama, pak para përfundimit të mbledhjes nga Tabaku./tvklan.al/