Komandant Malisheva pëson sulm në zemër në burg

Dardan Krasniqi, i cili është vëllai i Muhamet Krasniqit, apo i njohur si Komandant Malisheva, ka bërë të ditur se ky i fundit ka pësuar një sulm kardiak në burg në Maqedoninë e Veriut.

Krasniqi tha se fal shokëve të tij, personelit të burgut dhe personelit mjekësor të Spitalit të Shkupit, Komandant Malisheva e ka kaluar këtë sulm dhe gjendja e tij është stabile.

Postimi i plotë i Dardan Krasniqit:

“Të dashur shok, miq e familjar, ju që gjatë kësaj kohe ishit të shqetësuar!

Sot në orët e hershme të mengjesit, vëllau ynë Muhameti – Komandant Malisheva, ka pasur një sulm kardiak të cilin fal shokëve të tij, përsonelit të burgut, përsonelit mjekësor të Spitalit të Shkupit

– përmes ndërhyrjës së shpejt, e ka kaluar dhe këtë sfidë dhe ndodhët në gjendje stabile momentale në repartin intenzivë në Shkup ku i janë vendosur stendat!

Më këtë rast në emër të familjlës tonë falenderojë të gjitha institucionet e Republikës së Maqedonisë për përkujdesje, shokët e tij të burgut në Idrizovë dhe Ambasadën tonë në Shkup, shokët e miqët që gjatë gjithë ditës u kujdesën dhe na qendruan pranë në Shkup!

Falemderit❤️”, ka shkruar ai.

Muhamet Krasniqi, i njohur si Komandant Malisheva është njëri nga të burgosurit e Grupit Kumanova.

Gjykata Themelore e Shkupit ka dënuar me gjithsej 746 vjet burg pjesëtarët e grupit të Kumanovës, të akuzuar për terrorizëm për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015.

Për veprën terrorizëm ishin akuzuar gjithsej 37 persona, prej të cilëve 7 me burg të përjetshëm. Të dënuarit me burgim të përjetshëm janë: Andi Krasniqi, Dem Shehu, Fadil Fejzullahu, Nasuf Zeqiri, Valdet Zekaj, Bek Bajra dhe Fejzulla Rushitovski.

Trembëdhjetë janë dënuar me nga 40 vjet burg: Esat Kafegjolli, Adrian Bujari, Shefqet Hallaqi, Betim Kabashi, Genti Sefaj, Enver Hoxha-Klajn , Rufki Dogani, Bajram Elshani, Nexhmedin Lika, Lirim Krasniqi, Sevdail Miftari dhe Fatmir Recica.