Zhgënjehen serbët: Nuk e shohin çështjen e Kosovës më të rëndësishme për ta

Hulumtimi i fundvitit në Serbi e nxjerr si rezultat se standardi jetësor dhe papunësia sipas mendimit të serbëve është çështja kryesore tani, pasojnë korrupsioni dhe kriminaliteti, çështja e Kosovës dhe gjendja e gjyqësorit me të njëjtën përqindje sipas agjencisë Faktor Plus.

Në pyetjen “se cilat janë problemet më të rënda në Serbi” me gjithë mundësinë e zgjedhjes së shumëfishta, mbi 84 për qind e qytetarëve janë shprehur se problemi qëndron tek standardi jetëso, 68 për qind e mendojnë korrupsionin dhe kriminalitetin derisa nga 30 për qind janë të mendimit se zgjedhja e nyjës së Kosovës dhe gjendja në gjyqësi. 28 për qind e serbëve e renditin të pestën çështjen e shëndetësisë dhe emigrimit të njerëzve për një jetë më të mirë.

Drejtori i agjencisë Faktor plus, Vladimir Pejic, mendon se këto rezultate po përsëriten viteve të fundit dhe nuk ka shumë ndryshime të ndjeshme.

“Standardi jetësor gjithmonë ishte më i rëndësishmi për njerëzit, po ashtu edhe korrupsioni dhe kriminaliteti është në vëmendje me dekada, e me këtë mendohet prej korrupsionit të ultë dhe atij të nivelit më të lartë” tha Pejic.

Të anketuarit për këtë hulumtim u pyetën për shumë çështje dhe njëra prej tyre ishte se a mendojnë se Beogradi e Prishtina do të nënshkruajnë marrëveshje të legalisht të detyrueshme, 56 për qind e të anketuarve u deklaruan negativisht, 23 për qind pozitivisht, derisa 21 nuk kishin përgjigje.

Në pyetjen se kur do të nënshkruhej një marrëveshje e tillë mes Prishtinës e Beogradit 37 për qind thanë pas 5 viteve, 24 % thanë brenda 2 viteve, 23 % brenda dhjetë viteve, vetëm 4 % mendojnë se do zgjidhen brenda këtij viti.

Madje 40 për qind konsiderojnë se “konflikti i ngrirë” tani për tani është zgjidhje më e mirë. 24 për qind mendojnë se kjo marrëveshje do të nënkuptonte ndarje, 12 për qind mendojnë se kjo “paqe e ngrirë”, 7 për qind mendojnë se zgjidhja është pranimi i pavarësisë së Kosovës, 5 për qind shkëmbimin e territoreve e mendojnë si zgjidhje. Megjithatë, 12 përqind e të anketuarve nuk kishin përgjigje për këtë çështje.

“Rezultatet janë të ngjashme si më parë, përveç që kemi shtuar termin ‘paqe e ngrirë’ që është pranuar. I përgjigjet një situate momentale të qetë, e qetë por e ngrirë” shtoi Vladimir Pejic.
Gjysma e të anketuarve në hulumtimin e opinionit publik konsiderojnë se çështja e Kosovës mund të zgjidhet pa përdorimin e dhunës, 22 për qind mendojnë se pa dhunë s’ka zgjidhje derisa 28 për qind nuk e dinë apo nuk kanë qëndrim./gazetametro.net