Komandanti i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës: Ata që janë lënduar, ta bëjnë gjumin e qetë, ne kujdesemi për ata

Komandanti i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës ‘ROSU’, Amir Gërguri përmes një statusi në Facebook ka thënë se të gjithë do të punojnë fort pa ndalur, pasi shqiptarët nuk i braktisin shqiptarët.

Ai ka thënë se vëllezërit dhe motrat e dëmtuar dhe lënduar në Shqipëri të bëjnë gjumin e qetë, pasi ne do të kujdesemi për ta.

Statusi i plotë i tij:

Në javen e fundit të nentorit, u trondit e gjithë shqiptaria, nga termeti vdekjeprurës, që solli lendime e dëme të mëdha!

Por, mrekullia ne tragjedi, ishte solidariteti i pakursyer i të gjitheve, pa dallim e pa kushte. Të gjithë u ngritën neë këmbë, ane e mbanë shqiptarisë, njerëz vullnetarë, ushtarë, policë, mjek, zjarrfikës, furrtarë, sportistë e artiste, i madh e i vogel, duke treguar kështu perkushtimin dhe mbeshtetjen e madhe per ata që u preken nga ky termet! Deshmuam se në të mirë e në të keq, do jemi afer njeri-tjetrit, për të ia zgjatur dorën e ndihmes. Gatishmeria e të gjithëve, që të ndihmojnë, ishte për çdo lavdatë, ishte e jashtëzakonshme!

Edhe reagimi i institucioneve të Republikës së Kosovës ishte shumë profesional, duke reaguar në kohën dhe menyrën e duhur. Reagim ky, që u bë krahas shteteve më te fuqishme te botes, si njesi te specializuara të policisë dhe të FSK. Shteti ynë u rendit krah shteteve me te fuqishme: me dije e profesionalizem!

Por, ajo qe duhet te ceket dhe qe është me e rendesishmja, është se ndihma dhe kujdesi nuk do mbarojne me kaq, dhe se ky është vetem fillimi. Askush sdo te mbetet pa kujdes e pa shtepi. Jetet e humbura nuk mund te kthehen, por familjeve te tyre euhet t’ua lehtësojmë dhimbjet dhe jeten, duke mos kursyer asnje lloj mbeshtetje per ata!

Ne te gjithe duhet te ruajme qetesine dhe te kemi durim. Puna e madhe, do fillon tash e tutje..deri ne rregullimin e shtepise se fundit, per njeriun e fundit, që është demtuar nga kjo tragjedi!

Shqiptaret nuk ndalen, kur vellezerit dhe motrat e tyre, kane nevoje per ta, në të gjitha trojet!

Ne sot, jemi secili nga ju, dhe do punojme fort e me perkushtim pa ndjere lodhje dhe pa u ndalur, sikur nje familje e vertete, si nje gjak qe jemi!

Shqiptaret nuk i braktisin Shqiptaret, andaj vellezer dhe motra që janë lenduar dhe demtuar, duhet ta bëjnë gjumin e qete, sepse ne do kujdesemi per ata!

Shqiperi-Kosove, jemi nje!

(Per familjet e atyre qe humben jeten ne kete tragjedi, shpreh ngushellimet me te sinqerta. Shpirti i tyre u prehte ne paqe!)