Komentuan për politikë, suspendohen dy zyrtarë policorë

Policia e Kosovës ka suspenduar përkohësisht dy zyrtarë policorë, pasi të njëjtët dyshohet se kanë bërë komente politike gjatë fushatës për balotazhin që po mbahet sot, pasi që kjo që paraqet shkelje të rëndë disiplinore.

Dy zyrtarët e suspenduar janë pjesë e departamentit të hetimeve dhe departamentit të kufirit.

“Suspendimi i tyre është mbështetur në autorizimet ligjore, udhëzimin administrativ Nr.04/19 për shkeljet, masat dhe procedurat disiplinore në Policinë e Kosovës, për të vazhduar me procedurat e mëtejme”, thuhet në njoftimin e policisë, përcjell Klankosova.tv.

“Policia e Kosovës nuk do të tolerojë përfshirjen e asnjë punonjësi në aktivitete apo veprime që bien në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe udhëzimet administrative të PK-së”.