Ky është anëtari i LDK-së që nuk e votoi Avdullah Hotin kandidat për Kryeministër

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) të mërkurën ka nominuar Avdullah Hotin, për kandidat për kryeministër të ardhshëm të Kosovës.

Por, një (1) anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie votoi kundër kandidimit të Hotit për kryeministër.

Sipas burimeve të Front Online, kryetari i degës së LDK-së në Hanin e Elezit, Feim Braha, ka votuar kundër.

Nga 94 anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së që kanë marrë pjesë në votim, nëntëdhjetë e dy (92)  kanë votuar për propozimin e Kryesisë së LDK-së, që z. Avdullah Hoti të jetë kandidati ynë për Kryeministër në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, një (1) ka votuar kundër dhe një (1) ka abstenuar.