Komisioni për PTK-në sot interviston tre persona, në mesin e tyre Anton Berishajn

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala sot do të vijojë me të tjera intervistime.

Për sot është paraparë intervistimi i Anton Berishës, ish-kryetar i bordit të ART-së.

Pastaj do të intervistohet Abdullah Havolli, inxhinier në Telekomin e Kosovës.

Si dhe Arben Halili, shef i kontabilitetit në Departamentin e Financave në Telekomin e Kosovës.