Radikali i VV’së tregohet i butë me serbët: S’kemi nevojë për hakmarrje mesjetare ndaj Serbisë

Një prej zërave më radikal në Lëvizjen Vetëvendosje, Boiken Abazi, ka thënë se uk ka nevojë për hakmarrje mesjetare ndaj Serbisë

Personi që më së shumti bënte thirrje të mos përdoren produktet e ardhura nga Serbia, sot po tregohet i butë lidhur me një donacion që ky shtet ia dhurojë Qeverisë Kurti, prej një mijë testeve për koronaviurs.

“I kemi pranuar testet pa hequr reciprocitetin, pa i prishur marrëdhëniet me ShBA-të dhe pa i quajtur “anti-amerikanë” ata që po çirren kundër testeve.

Ja që mund të vendosësh drejtësi me Serbinë pa hakmarrje mesjetare, por me rregullat e shtetit modern dhe ligjit ndërkombëtar.”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Boiken Abazit:

Po të ishin përfaqësuesit e Lëvizjes pa parime e të pafytyrë, po të luanin të njëjtën lojë të pisët si regjimi i vjetër, do i kishin përsëritur pa pushim atyre që po ankohen për testet nga Serbia se janë “anti-amerikanë”, se po duan të na prishin marrëdhëniet me ShBA-të, m.q.s Ambasada është shprehur më herët se është dakord për importe nga Serbia në Kosovë pa reciprocitet.

Por ja që përfaqësuesit e Lëvizjes nuk janë të pafytyrë, nuk luajnë lojë të pisët, nuk përdorin formula dhe etiketa banale në llogaritjen dhe zhvillimin e marrëdhënieve me aleatët tanë.

I kemi pranuar testet pa hequr reciprocitetin, pa i prishur marrëdhëniet me ShBA-të dhe pa i quajtur “anti-amerikanë” ata që po çirren kundër testeve.

Ja që mund të vendosësh drejtësi me Serbinë pa hakmarrje mesjetare, por me rregullat e shtetit modern dhe ligjit ndërkombëtar.