Hajnat vjedhin para, stoli ari, telefona, orë dore e dokumente në Mitrovicë

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Mitrovicë.

Ankuesi mashkull ka raportuar se persona të panjohur nga shtëpia e tij kanë vjedhur një sef, para të gatshme, stoli ari, katër telefona, dokumente personale, dy orë dore dhe një leje të armës së gjuetisë.

Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante./Fokusi.info/