Komuna e Obiliqit nënshkruan Memorandum bashkëpunimi me SEEK

Kryetari i Komunës së Obiliqit Xhafer Gashi, ka nënshkruar sot Memorandum Bashkëpunimi me përfaqesuesin e projektit “Subvencionet për Efiçiencë të Energjisë në Kosovë“, z. Marko Kosir.

Ky memorandum ka për qëllim të zvogeloj konsumin e energjise elektrike në sektorin e banimit duke ndare subvencione dhe stimuj tjere ekonomik në njesitë e banimit, i cili realizohet në kuadër të Fondacionit Mijëvjeçar të Kosovës (MFK), e në theks të veçantë përfshihen familjet me asistencë sociale në Komunën e Obiliqit.