Gjendet i vdekur 64-vjeçari në një mobileri në rrugën Ferizaj-Prishtinë

Një person ka vdekur në një mobilieri në rrugën Ferizaj-Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Sipas tij bëhet fjalë për personin 64-vjeçar me inicialet A.E. dyshimet e para kanë të bëjnë me vetëvrasje, sipas policisë.

“Sot në orën 03:00 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën magjistrale Ferizaj -Prishtinë tek një mobilieri është një rast. Policia Rajonale, hetuesit dhe krim tekniket kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe i kanë marrë veprimet e nevojshme nën autorizim edhe të prokurorit kujdestar. Dyshohet se personi me inicialet A.E (M/K) i moshës 64 vjeçar ka bërë vetëvrasje.”, tha Veseli.

Ai tha më tej se me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti po hetohet.